Sulm ndaj bazës së OKB-së në Mali, 20 të plagosur

Mos i humb

Së paku 20 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të OKB-së janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur mbi bazën e tyre në Mali.

Zëdhënësi i Misionit të OKB-së, Olivier Salgado njoftoi se paqeruajtësit pranë qytetit Douentza u vunë nën zjarr direkt dhe indirekt nga agresorë të panjohur rreth orës 07:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale në një zonë të aktivitetit të shtuar xhihadist.

Burimet lokale në vendin e Afrikës Perëndimore raportojnë se të plagosurit i përkasin kontingjentit të Togos të Misionit të Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional të OKB-së në Mali (MINUSMA).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit