Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas takimit në selinë blu, në ditën e fundit të afatit për koalicionet parazgjedhore, kreu i PR, Fatmir Mediu, tha se kanë firmosur marrëveshjen me Bashën për të shkuar bashkë në zgjedhjet parlamentare.
“Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe më 25 prill të fitojnë shqiptarët.
Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores.
Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike”, tha Mediu.