“Në programin e PS-së është që për këtë vit do i mbarojmë të 4500 shtëpitë. Janë 4500 si Zyhdiu në zonën e tërmetit, të cilët të gjithë do marrin shtëpitë e tyre të reja. Kjo përfshin edhe ata që do marrin apartamente, pra shtëpitë individuale dhe pallatet në Kinostudio e Kombinat.
Unë e di që ka njerëz që merren me llafe e thonë nuk do i bëjnë, por ja ku jemi, nuk ka javë që nuk kemi ardhur në Farkë, s’ka javë që s’kemi qenë në Baldushk e Vaqarr”, u shpreh Veliaj.
“Do bëjmë një rritje të rrogave për gjithë ata që kanë filluar bizneset e vogla. Deri në 400 mijë lekë do e kenë pa taksa. Gjithashtu, do caktojmë 10 mln euro vetëm për biznese ose sipërmarrje që lidhin të rinjtë me njeri-tjetrin.
Me Këshillin Bashkiak kemi kaluar 1000 kredi të buta për çiftet e reja çdo vit, pra kur të rinjtë vendosin që janë gati të krijojnë familje.
Lajmi tjetër i mirë është se qeveria do na japë mbështetje Tiranës, Vlorës e Durrësit, që të kalojmë 100% të qytetit me 24 orë ujë. Sot jemi 70%, që është gjë e mirë”, sqaroi Veliaj.
Në familjen e Zyhdi Plakut në Farkë, i cili ka hyrë në shtëpinë e re pasi iu prish nga tërmeti. 🏡🌳
Po punojmë çdo ditë për të siguruar që çdo familje e prekur nga fatkeqësia e 26 Nëntorit të hyjë sa më shpejt në banesën e re. 🙌🏻 pic.twitter.com/I9BlFy818G— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) March 18, 2021


