Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat nga qyteti i Pogradecit.
Ai foli për disa cështje aktuale që nga zgjedhjet e 25 prillit, apo tek skandali i Rilindjes me përgjimet e qytetarëve përmes e-albania.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se kjo është një shkelje e papranueshme, e poshtër dhe e shpifur e një force politike që ka kapur shtetin.
“Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e presidentit të Republikës, drejtuar SPAK për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, të keqpëdorimit dhe vjedhjes të të dhënave personale të të gjithë shqiptarëve nga PS.
Të dhëna këto që mbrohen me ligj, është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, për të vendosur bazën e të dhënave të qytetarëve, në dorë të një force të vetme politike që ka kapur shtetin.
Ajo u bën presion qytetarëve, u përdor të dhënat, me qëllim frikësimin e tyre.
Koha kur qytetarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar që prej 2 Marsit.
Kjo qeveri jo vetëm që ka ikur, por ka ikur dhe nga mendja, askush nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve”- tha Meta.
LIVE – Prononcim për mediat nga qyteti i Pogradecit.. https://t.co/zge9vgvP9L
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 12, 2021


