Stamboll, policia arreston 9 trafikues të artefakteve historike

Mos i humb

Policia e Stambollit ka arrestuar nëntë persona në kuadër të një operacioni të gjerë të zbatuar kundër trafikantëve me artefakte historike.

Policia thotë se ka bërë pesë bastisje të koordinuara në pesë lokacione të ndryshme të qytetit, pasi paraprakisht kishte marrë një informacion për aktivitete ilegale.

Burime të policisë thonë se bastisjet kanë rezultuar me sekuestrimin e 242 artefakte historike nga periudhat Sumeriane, Asriane, Bizantine, Selçuke, Osmane dhe Helene.

Burimet e lartpërmendura të cilat kanë folur në kushte anonime, thanë se artefaktet nga periudha Sumeriane janë grabitur nga një varr antik në Siri nga pjesëtarët e organizatës terroriste PYD, që është një degë e PKK-së, dhe të njëjtat kanë pasur për destinacion Evropën, paratë e të cilave është dashur të financojnë aktivitetin e organizatës terroriste./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit