Zeka tallet me Ganimeten, por ja si i përgjigjet ajo

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të LDK-së e PDK-së lidhur me privatizimin e disa prej ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Zeka tha se KEK-un e kanë shkatërruar PDK-ja e LDK-ja, bashkë me ndërkombëtarët.

“Ju folni me SMS që jau dërgojnë shefat e juve, jo me argumente. Dej në mëngjes rrina qitu, ju pompati me argumente. KEK-un e kanë shkatërruar PDK’ja e LDK’ja, bashkë me ndërkombëtarët. Ju dy partitë, veç i keni flladit ndërkombëtarët. Tash jeni zhegit”, tha Zeka.

Gjersa ai po fliste, jashtë sallës u nisë që të dalë deputetja Ganimete Musliu.

Reagoi Milaim Zeka.

“Qe Ganimetja qysh u zhegit, dil pak jashtë. Rri niher, e fol ti mas meje pak. S’formoni Komisione, po veç boni zhurmë për vota”, tha Zeka.

Atij iu kundërpërgjigj deputetja Musliu, e cila qëndroi në sallë të Kuvendit, ku po mbahet seanca.

“S’du me fol shumë, se mora mësim prej Milaimit që tha duhet me punu, e jo me ba zhurmë “Llaka”, “Llaka”. Formoje Komisionin, përkrahjen tem e ki”, tha ai.

Asaj iu kundërpërgjigj Zeka.

“Unë e di që ti nuk je e përzier në këto punë të zeza”, tha shkurt ai. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit