Erdogan bisedë telefonike me May

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar bisedë me kryeministren e Britanisë, Theresa May.

Sipas burimeve presidenciale, në bisedë është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe Operacionin Dega e Ullirit të cilin Turqia e filloi kundër elementeve terroriste në Afrin të Sirisë.

Presidenti Erdoğan ka thënë se operacioni në fjalë zhvillohet në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me luftën kundër terrorizmit.

Erdogan e ka informuar kryeministren May në lidhje me Operacionin Dega e Ullirit, i cili ka hyrë në ditën e shtatë, duke theksuar se rëndësi maksimale është duke u dhënë të mos dëmtohen civilët.

Presidenti turk ka riafirmuar se operacioni i forcave turke synon pastrimin e Afrinit nga të gjitha elementet terroriste, përfshirë PKK/PYD-në dhe DEASH-in.

Nga ana tjetër, kryeministrja britanike May ka thënë se Turqia luan rol të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e paqes në Siri dhe se vlerëson luftën e saj kundër DEASH-it dhe kontributet në përpjekjet për mposhtjen e kësaj organizate terroriste.

Dy liderët kanë ngelur dakord të jenë në kontakt të afërt në periudhën në vijim në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit