Hapja e sezonit turistik, Klosi flet për objektivat: Siguri dhe pastërti, krimi mjedisor është krim penal!

Mos i humb

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga hapja zyrtare e sezonit turistik për vitin 2021, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se duhet të merren masat për pastrimin dhe sigurinë.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për mbrojtjen e territorit, Klosi tha se Kodi Penal e parashtron krimin mjedisor si një krim penal.

“Edhe me ndryshimet në Kodin Penal krimi mjedisor tashmë është një krim penal dhe jo i thjeshtë.

Kjo do të çojë në marrjen e masave më të fortë që për hir të së vërtetës ka qenë minimal deri tani.

Ia kemi dalë po ashtu të reformojmë strukturat mjedisore. Ruajtja e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm në këtë sezon turistik.”-tha Klosi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit