Aksidenti në Milot-Mamurras, 3 viktimat po ktheheshin nga një ceremoni mortore!

Mos i humb

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në aksin Milot-Mamurras ku humbën jetën 3 persona.

Mësohet se viktimat Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur makina me të cilën po udhëtonin ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë në aksin Milot-Mamurras të autostradës Fushë Milot- Thumanë.

Mësohet se 2 prej viktimave ishin kushërinj ndërsa njëri shok i tyre.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji fillimisht trupat e Saber Dungës dhe Urim Pepës, ndërsa personi i 3-të Nikoll Gjoni u gjend i pajetë pas disa orësh kërkimesh intensive. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe errësira në rrugë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit