E mitura kallëzon 55-vjeçarin se e ka ngacmuar seksualisht, policia e Beratit e arreston

Mos i humb

Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia e Beratit pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas burimeve zyrtare një 13-vjeçare ka bërë kallëzimin në polici se A.Ç e ka ngacmuar seksualisht. Pas kalëlzimit të bërë nga e mitura policia vuri në pranga 55-vjeçarin.

Njoftimi i Plotë

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit