Vrasja e shqiptarit në Britani, mediat angleze: Fillimisht u arrestuan pesë persona, hetimet janë duke u zhvilluar për…

Mos i humb

Autoritetet në Britaninë e Madhe janë duke hetuar tashmë, për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika, në rrugët e Shefild, rreth një javë më parë.

Fillimisht u ndaluan pesë persona, si të dyshuar për ngjarjen, por më pas u lanë të lirë, sepse ndaj të dyshuarve nuk kishte prova.

“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vrasjes dhe kush ishin të përfshirë në këtë ngjarje”, tha policia.

Xhika, 22 vjeç ishte një emigrant i paligjshëm në Britani. Ai fillimisht mbeti i plagosur nga përplasja, kurse gjatë dërgimit në spital, nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve.

Autoritetet kanë bërë thirrje se kushdo që ka dijeni për autorin/ autorët e mundshëm të vrasjes të të riut shqiptar të telefonojë në polici.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit