Një tjetër virus godet Kinën

Mos i humb

Kina nuk po gjen qetësi nga viruset. Pasi Covid-19 u përhap për herë të parë ne provincën e Wuhan të Kinës, ky vend tani do të përballet me virusin e gripit të shpendëve.

Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41-vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve, H10N3.

Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera.

Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.

H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.

Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit