Lejonin lojërat e fatit, procedohen 2 pronarë lokalesh ne Vlorë

Mos i humb

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i lojërave të fatit.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht në gjendje të lirë E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit