Pamjet më poshte tregojnë shembjen e ndërtesës 12 katëshe në Miami.
Nga shembja e kësaj ndërtese, deri tani është konfirmuar një viktime si dhe nën rrënoja mendohet se janë 99 persona.
Aktualisht nuk dihet shkaku i shembjes së ndërtesës që la nën rrënojë njerëzit, të cilët u gjetën të papërgatitur.
Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.
Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.


