Një viktimë dhe 99 persona nën rrënoja, pamjet e shembjes së pallatit 12 katësh në Miami

Mos i humb

Pamjet më poshte tregojnë shembjen e ndërtesës 12 katëshe në Miami.

Nga shembja e kësaj ndërtese, deri tani është konfirmuar një viktime si dhe nën rrënoja mendohet se janë 99 persona.

Aktualisht nuk dihet shkaku i shembjes së ndërtesës që la nën rrënojë njerëzit, të cilët u gjetën të papërgatitur.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit