Në videon më poshtë janë pamjet e makinës “Toyota” me të cilën po udhëtonin 4 anëtarët e familjes Gushi që humbën jetën në një aksident tragjik.
Makina e tyre u përplas nga një “Audi” duke u marrë jetën.
Ndërkaq mbetën të plagosur shoferi i “Audit” dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të.
Viktimat që udhëtonin me “Toyota” janë Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Nderkohë në spitalin e Vlorës ndodhen 3 tre shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.
NJOFTIMI
Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit të ndodhur këtë mëngjes në autostradën Fier-Vlorë.
Nga përplasja mes një mjeti tip “Toyota” dhe një “Audi” humbën jetën katër persona nga një familje dhe u plagosën tre të tjerë.
Viktimat, prindërit dhe dy fëmijë, udhëtonin me mjetin “Toyota”: E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 personat që udhëtonin me mjetin “Audi”: I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


