Masakra në Velipojë! Kamerat e sigurisë s’tregojnë asgjë, nuk kuptohet kush qëlloi i pari

Mos i humb

Tre ditë nga ngjarja e rëndë e Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë, janë mësuar detaje të reja për natën e krimit.

Mësohet se në krim janë përdorur 3 armë zjarri dhe një automatik.

Ndërkaq kamerat e sigurisë së dy hoteleve në Shëngjin, nuk tregojnë asgjë.

Për shkak të errësirës së natës dhe mungesës së ndriçimit, në pamje dallohen vetëm qitjet e armëve të zjarrit, por nuk kuptohet se kush ka qëlluar i pari.

Në orët e para të së dielës në Velipojë u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, pas sherrit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit