Tre ditë nga ngjarja e rëndë e Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë, janë mësuar detaje të reja për natën e krimit.
Mësohet se në krim janë përdorur 3 armë zjarri dhe një automatik.
Ndërkaq kamerat e sigurisë së dy hoteleve në Shëngjin, nuk tregojnë asgjë.
Për shkak të errësirës së natës dhe mungesës së ndriçimit, në pamje dallohen vetëm qitjet e armëve të zjarrit, por nuk kuptohet se kush ka qëlluar i pari.
Në orët e para të së dielës në Velipojë u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, pas sherrit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh.


