Nga Kurbini në Kavajë për të vjedhur një makinë, pranga 25-vjeçarit

Mos i humb

Polica e Kurbinit ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se i arrestuari është D.B, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në qytetin e Kavajës.

Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit