Fëmijët

Mos i humb

Janë neglizhuar fëmijët tanë nga për­kdhe­ljet e buta dhe çastet e këndshme e të bukura me pretekst se jeta është e tillë (dinamike), neg­lizhencë prindore dhe shkaqe të tjera sho­që­ro­re të kësaj kohe… Mirëpo çdo çështje e tillë nuk e arsyeton harresën për simpatinë ndaj fëmi­jë­ve dhe kujdesin ndaj tyre… e në kënaqjen (plo­tësimin) e kujdesit ndaj tyre nëpër vende të tje­ra jashtë shtëpisë.

Dhe mirësjellja, mirëqenia, butësia janë nga nevojat primare të çdo njeriu, e posaçërisht ato janë më të qarta dhe shprehura tek fëmijët dhe gratë.

Pra, për dhjetë minuta nëna apo babai kanë mundësi t’i tubojnë fëmijët e tyre në një tubim familjar të përbashkët ku do t’u rrëfejnë tre­gime të Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, shokëve të tij, All-llahu qoftë i kënaqur me ta… në këto tubime duhet të dominojë sjellja e butë, mirëqenia, të tregohen rrëfime të ndryshme, si dhe fjalë të ëmbla.

Ky është Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, zotëri, bir i Ademit dhe i Dërguar, ky ummet ka një përshkrim të shkëlqyeshëm dhe bukur për sjelljen ndaj të vegjëlve, lozjen me ta, si dhe futjen e lumturisë dhe gëzimit tek ta. Nga Xhabiri, radijallahu anhu, transmetohet se ka thënë: Ishim me Pejgamberin, salall-llahu alejhi ve selem, e na thirrën në një ushqim, e pa­ra nesh e pa Husejnin duke lozur në rrugë me fëmijët. Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, nxitoi dhe i doli atij përpara – e ne të gjithë shi­konim – ia shtriu atij dorën dhe filloi të lozë me të dhe ta dëfrejë andej e këndej, duke e shtyrë të qeshë, derisa e mori atë, me njërën dorë e ka­pi për fëlqie (pjesa e poshtme e nofullës), ndër­sa me tjetrën ndërmjet kokës dhe veshit të tij, pastaj e ofroi dhe e puthi, e pastaj tha: “Husejni është nga unë, e unë jam nga ai, All-llahu do ta do atë që e do ate, Hasani dhe Husejni, dy nipa nga nipërit (tra­shë­guesit)”.

Marrë nga libri “Çka mund të bëni për 10-të minuta”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit