Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar qendrën shëndetësore në Sarandë.
Manastirliu shprehet se vaksinimi kundër koronavirusit po ecën me ritme të mira.
Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë, njoftoi se sot do të mbërrijnë 50.000 doza të vaksinës Pfizer.
Manastirliu gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë, duke apeluar edhe studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik.
“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet”, nënvizoi Manastirliu.
Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.


