Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Kinë

Mos i humb

Autoritet në Kinë kanë bërë të ditur se 302 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e përmbytjeve gjatë muajit në fundit në provincën Henan.

Rreth 50 persona të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur, pasi rajoni u përfshi nga përmbytjet si pasojë e shirave të mëdha.

Rreth 13 milionë persona u prekën nga përmbytjet, ndërsa gati 9 mijë shtëpi u dëmtuan. Shumica e viktimave u raportuan nga qytetin Zhengzhou, ku uji përmbyti sistemin e metrosë së qytetit.

Sipas autoriteteve, niveli i reshjeve të tre ditëve ishte i barabartë me mesataren e një viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit