Ditën e nesërme pritet të ndryshojnë temperaturat.
Mësohet se ditën e premte do të marrë fund vala e nxehtësisë në shumicën e zonave ndërsa moti do të dominohet nga erërat e forta dhe stuhi lokale.
Temperaturat do të bien ndjeshëm ne Greqinë Perëndimore dhe Veriore, ku vlera maksimale nuk do kalojë më shumë se 36 gradë.
Në pjesën tjetër të vendit, me përjashtim të Kretës dhe Dodekanezit, temperatura do të bjerë me 3 deri në 5 gradë Celsius.
Madje parashikohet qe disa zona do të përfshihen nga stuhi të forta, ndoshta edhe me reshje breshëri.
Në fundjavë temperatura maksimale do të jetë mes vlerave 35 dhe 37 gradë celcius.
Ndërkohë nga e hëna deri të mërkurën pritet sërish një rritje, deri në 40 gradë celsius.


