Francë, regjistrohen 26.460 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 26.460 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institucionit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend shkoi në 6.233.876.

Me vdekjen e 52 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 112.130.

Të dhënat tregojnë se numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur në 1.420, ndërsa numri i të hospitalizuarve në 8.210.

Shkalla e testeve pozitive me COVID-19 në 7 ditët e fundit në vend është 4,1%.

Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 deri më tani 44.051.833 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 36.594.069 persona të tjerë e kanë marrë edhe dozën e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit