Pakistani regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 që nga qershori

Mos i humb

Pakistani regjistroi 95 vdekje për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë njëditor që nga qershori, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vdekjet e reja, pak më shumë se 92 vdekjet e raportuara më 2 qershor, e çuan numrin e vdekjeve në 23.797.

Po ashtu, 4.720 infeksione të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,06 milion, prej të cilëve 959.491 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Pakistan është aktualisht 79.837.

Përkundër vaksinimit të përshpejtuar mbarëkombëtar, Pakistani po goditet nga një valë e katërt vdekjeprurëse e koronavirusit, duke regjistruar nga 4.000 deri në 5.000 raste ditore për 11 ditë rresht.

Mbi 33 milionë doza vaksinash janë administruar në Pakistan deri më sot.

Megjithatë, pak më shumë se 8 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në vendin me mbi 200 milionë banorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit