Televizioni francez reportazh për Shqipërinë: Vizitoni “Tajlandën e Vogël” në Evropë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka ndarë një video nga televiziori publik “France 2”, ku prezantohen bukuritë natyrore të vendit tonë. Në këtë video shfaqen malet, deti, kështjellat dhe bukuritë e tjera natyrore.

“4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë. E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët,” kështu nis reportazhi i “France 2” për Shqipërinë.  E teksa jepen bukuritë natyrore u bëhet thirrje qytetarëve që të vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri ka ndarë vidieon teksa shkruan “MIRËMËNGJES ????dhe me këtë video të realizuar nga televizioni publik France 2, që i fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë “Tajlandën e Vogël” në Europë, ju uroj një ditë të mbarë????”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit