DASH-amerikanëve: Rishqyrtoni udhëtimet drejt Shqipërisë prej COVID-19. Kujdes nga krimi, mos shkelni në Lazarat!

Mos i humb

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë Këshillimin e Udhëtimit për Shqipërinë, të përditësuar nga DASH, ku apelohet që amerikanët të rishqyrtojnë udhëtimet në Shqipëri për shkak të rritjeve të rasteve të reja me Covid-19.

Po ashtu ambasada ka dhënë dhe një tjetër paralajmërim për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Lazarat pasi siguria në këtë vend është e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e drogës.

Këto këshilla DASH i bëri ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë në vendet me nivel të lartë rreziku për t’u infektuar me koronavirus dhe rekomandon që amerikanët të shmangin udhëtimin drejt Shqipërisë, për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19.

“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, thuhet në njoftimin e DASH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit