I vihet eksploziv automjetit të ish-kandidatit për deputet në Bulqizë

Mos i humb

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

Zyrtarisht, policia njoftoi se rreth orës 01.00, në pjesën e përparme të automjetit të Elton Debreshi, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve”- thuhet ne njoftimin e policise.

Debreshi, minator dhe sindikalist ishte kandidat i pavarur për deputet në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse nuk arriti të merrte mandat deputeti. Debreshi është shfaqur në fushatë si mbrojtës i kauzës së të drejtave të minatorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit