Zbardhen shkaqet e akidentit tragjik me 5 viktima dhe 4 të plagosur në Muzinë qe u regjistrua pasditen e djehsme. Nga ekspertiza paraprake mjeti “Land Rover” që zbriste qafën e Muzinës e qe drejtohej nga nje 22-vjeçare i ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën.
Prej përplasjes së fortë drejtuesi i fugonit doli nga rruga dhe ra në greminë ku humben jeten 5 pasagjere dhe vetem nje pasagjere arriti te mbijetoje dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Për të përfunduar ekspertizën në vendngjarje këtë mëngjes u rikthyen sërish ekspertë të policisë dhe mblodhën prova të reja. Në vendin e aksidentit kanë mbetur ende sendet personale të personave që ndodheshin në furgon, 5 prej të cilëve sëbashku me drejtuesin e mjetit Bardhi Proda ndërruan jetën në vend.
Në këtë aks rrugor që është mjaft problematik mungojnë barrierat mbrojtëse që mund të kishin ndikuar për të mos pasur këtë bilanc tragjik.


