Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Maqedoninë e Veriut në ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka vlerësuar punën e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë punuar me përkushtim për të drejtat e shqiptarëve atje.
“Gëzuar Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut 🇦🇱❤️🇲🇰 Statusi i ngritur i shqiptarëve sot nuk do qe i mundur pa betejën e burrave si Ali Ahmeti e punën e përditshme të vëllezërve tanë si @ArtanGrubi me shokë! 🙏🏻 Mirënjohje për mikpritjen dhe vëllazërinë, bashkë jemi më të fortë! ❤️”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa publikon disa foto nga takimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.
Bashkë, më të fortë! 💪🏻
Është gjithmonë kënaqësi takimi me kryetarin e BDI, Ali Ahmeti dhe zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, @ArtanGrubi – dy burra të përkushtuar, që kanë bërë dhe bëjnë shumë për komunitetin shqiptar aty. Kur jemi bashkë, bëjmë veç të mira! 👏🏻 pic.twitter.com/BS7eHdFKRg— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 8, 2021


