“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, alarmoi banorët në Golem, arrestohet 18-vjeçari

Mos i humb

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Golem, pasi akuzohet për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik.

Sipas policisë ai u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton Policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit