Arrestohet 40-vjeçari në Korçë, u kap me automatik dhe kanabis në banesë

Mos i humb

Një 40-vjeçar në Korçës është vënë në pranga pasi iu gjet një armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Olsi Emini.

Në banesën e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, bëhet e ditur se në pranga janë vënë edhe dy qytetarë të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël kanabisi që u sekuestrua.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë arrestuan A. H., 30 vjeç pasi u kap në Pogradec u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit