Është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes
Raportohet se të pandehur janë thërritur, Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.
Gjithashtu, pritet të merret dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit.
Ky i fundit, ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.
Theksohet se Olsi Leku, i cili njihet me disa emra, nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku është dhe i arrestuar.
Gjithashtu, e njëjta masë pritet të merret edhe ndaj Floenc Çapjas, i cili aktualisht ndodhet në Dubai.


