Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet sot për të vlerësuar situatën e Covid-19. Mbledhja e ekspertëve do të zhvillohet në orën 12:00.
Nuk dihet ende nëse do të ketë shtrëngim masash apo jo, por kujtojmë se në mbledhjen e fundit u vendosën disa kufizime të tjera.
Tashmë vaksinimi për pedagogët dhe studentët është me detyrim, ndërsa për kategoritë e tjera jo.
Komiteti po ashtu ka vendosur që të gjithë të huaj që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë pasaportë vaksinimi, ose një test anti-Covid të 72 orëve të fundit.


