Rreth 99% e të infektuarve me Covid janë me variantin “Delta”

Mos i humb

Varianti “Delta” i koronavirusit është përhapur tashmë në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Delta” ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të Covid.

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet Alfa, Beta dhe Gama. Është vërtet Delta që dominon në të gjithë botën“, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për Covid-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti “Delta” është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit