Një 47 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale L.Sh. më datë 31.08.2018, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive hakmarrje dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin J. B.
Ndër të tjera mësohet se arrestimi i tij ëhstë bërë në fshatin Tomin në Dibër.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.
Kapet dhe ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 31.08.2018, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive hakmarrje dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin J. B.
Për shtetasin L. Sh., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” në mungesë, si autor i dyshuar i kryerjes së veprës penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme


