“Vijmë për premtimin e Ramës”/ Naftëtarët e Ballshit mblidhen para rafinerisë: Na mbaron marrëveshja në fund të këtij muaji..

Mos i humb

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur pranë ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës sepse kërkojnë të dinë se si do të veprohet pas përfundimit të kontatës me qeverinë shqiptare.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj ka folur para mediave duke thënë se 850 punonjës janë pa zgjidhje dhe mbajnë shpresën tek fjala e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problemit. Prej një viti, 850 naftëtarë prej një viti kanë kontratë për pagën neto 40 mijë lekë të reja.

“Ne vijmë thuajse çdo ditë prej 1 viti se jemi në një kontratë të realizuar me zotin Kryeministër për mbështetjen nga ana financiare të rreth 850 punonjësve. Vijmë çdo ditë në pritje të rihapjes së kësaj porte të rafinerisë pas premtimit që na ka bërë Rama për vënien e rafinerisë në punë. Kjo nuk është protestë. Disa kompani që kanë punuar rafinerinë tonë kanë ardhur për të marrë një mall të caktuar dhe pas kontaktit janë larguar. Nuk e di cili është halli i tyre. Rafineria është në sekuestro. Le të vijnë me avokatë e përmbarues.

Ne kemi një urdhër gjykate por çuditërisht është lënë në heshtje. I kemi bërë të qartë të gjithë borxhlinjve se secili që ka borxhin, të vijë me palën ndërmjetëse që besoj se është shteti. Marrëveshja mbaron në fund të këtij muaji. Para 2 netësh, Rama ka thënë se nuk do t’i flak në rrugë naftëtarët. Ne jemi qytet industrial, është krahinë goxha e madhe, është turp të thuash në 2021 që nafta del me humbje. Dhe vitin e kaluar puset punonin, autobotet largoheshin çdo ditë, industria është krijuar për të përpunuar naftë. Nuk e di se si dalin me humbje. Nëse dalin me humbje, lëreni naftën, të paktën të mos hamë ndotjen e ambientit.

Unë jam shprehur dhe pas takimit me Ramën, do të ndiqnim të gjithë rrugën ligjore. I jemi drejtuar SPAK, nuk e ka marrë përsipër. Zëri i naftëtarëve ka rënë në vesh të shurdhër. Sot këtu janë hallexhinjtë, naftëtarët që kanë një jetë që kanë investuar, sot janë pa bukë, pa zgjidhje”, tha Dautaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit