Vlorë/ Kapen 15 klandestinë në zonën e Karaburunit

Mos i humb

Në zonën e Karaburunit në gjirin e Bristanit, rreth orës 08:30, janë kapur 15 klandestinë, dyshohet shtetas sirianë.

Ata më pas janë sjellë në portin e Vlorës.

Ata janë kapur nga policia ndërsa ishin në tentativë për t’u larguar mes portit të Vlorës drejt Italisë dhe vendeve të BE.

Klandestinet janë sjellë në komisariatin e Vlorës ku edhe pritet të merren në pyetje nga policia.

Mësohet se klandestinët përgatiteshin për të shkuar me gomone drejt Italisë.

Delta Forca e Vlorës ka bërë shoqërimin e tyre drejt drejtorisë së policisë së Vlorës dhe janë duke u marrë në pyetje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit