Turqia ka administruar mbi 109,92 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,94 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 44,75 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,44 milionë doza të tilla.
Deri më tani, mbi 86,9 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministria konfirmoi gjithashtu 28.873 infeksione të reja dhe 210 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.


