Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.
Hysa u arrestua në janar të këtij viti pasi u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë.
Hetimi provoi se infermierja kishte terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.


