Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë është rritur mbi 8.45 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.453.637.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.738.553 ndërsa numri i viktimave në 214.037.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.


