Dita e parë e testit me pagesë, bie deri 50% interesimi për t’u testuar

Mos i humb

Duke filluar nga sot, 11 tetor, ashtu siç ishte paralajmëruar, testet e koronës për lëshimin e certifikatave Covid nuk janë më falas për shumicën e madhe të njerëzve në Zvicër.

Pas ditës së parë të testit me pagesë, është ende herët për të nxjerrë një bilanc përfundimtar, por kërkesat për termine të testimit po tregojnë një prirje të dukshme rënieje.

Një test Covid -19 në Zvicër kushton mesatarisht 50 franga

Detyrimi për të paguar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kërkesën e testit, sipas bashkëpronarit të dy qendrave të testimit në Zvicrën qendrore, Christian Arnold.

Në të dy vendet, ai ka konstatuar një rënie prej 50 për qind të kërkesave për teste.

Ngjashëm është gjendja edhe në shumicën e qendrave të testimit. Farmacitë gjithashtu tashmë po përjetojnë rënie të theksuar në të kërkesave për teste të koronës.

Nëse testimi do të vazhdonte të mbetej falas deri më 24 janar 2022 – data kur skadon detyrimi për certifikatën Covid – ato do t’i kushtonin Qeverisë Federale rreth 770 milionë franga.

Testet do të mbeten ende falas për njerëzit që janë alergjikë ndaj vaksinave dhe ata nën 16 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit