Kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, pranga të riut në Fier

Mos i humb

Një 29-vjeçar është arrestur pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Në pranga përfundoi Justi Maka pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

NJOFTIMI

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit