Kantonet me përqindjet më të ulëta të vaksinimit po përballen numrin në rritje të rasteve, thonë në BAG, (Zyra Federale e Shën detit Publik.
Kështu, Qeveria Federale flet për një përmbysje të trendit në zhvillimin e numrit të rasteve të koronës, shtrimeve në spital dhe vdekjeve
Numrat e infeksioneve po rriten përsëri, veçanërisht në kantonet me një shkallë të ulët vaksinimi.
Këtë e ka konfirmuar para mediave sot Patrick Mathys, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në BAG.
Në varësi të kantonit, aktualisht është regjistruar një incidencë 14-ditore midis 70 dhe 530 për 100,000 banorë.
“Ka tendencë që incidenca të jetë më e lartë aty ku shkalla e vaksinimit është e ulët,” thotë Mathys.
Për varësinë e numrave të infeksioneve nga vaksinimi flet edhe fakti se në të gjitha statistikat në Zvicër (dhe jo vetëm në Zvicër), mbi 90 për qind të rasteve të rënda në spitale janë persona të pa vaksinuar.


