Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një person ka humbur jetën. Sipas burimeve policore një 63-vjeçar që punonte si rojë në një ndërtesë ka rënë nga kati i 15-të në atë të 14-të.
Për pasojë ai ka humbur jetën si pasojë e përplasjes fatale. Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plotë të ngjarjes.
Njoftim i Plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


