Alarmi për një ngarkesë eksplozivi bllokon autostradën A4 në Thayngen

Mos i humb

Punonjësite doganës në Thayngen (Schaffhausen) dyshojnë se kanë gjetur eksploziv duke kontrolluar një ngarkesë të dyshimtë në një veturë, herët në mëngjesin e të enjtes.

Sipas hetimeve fillestare, megjithatë, nuk dyshohet për motiv terrorist në këtë rast, raporton srf.ch.

Vendkalimi kufitar ka qëndruar i mbyllur për të gjitha automjetet gjatë disa orëve.

Sipas Prokurorisë Federale, nuk ka pasur as shpërthim dhe as të lënduar. Ajo drejton hetimet e policisë së kantonit Schaffhausen dhe Zyrës Federale të Policisë (Fedpol).

Specialistët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih po punojnë me një robot, për të neutralizuar ngarkesën me eksploziv.

Pas mbylljes në mëngjes, zyra doganore Thayngen-Bietingen është hapur sërish që nga mesdita. “Trafiku tashmë është kthyer në normalitet”, ka thënë Beat Kälin nga “Blauelicht” për SRF.

Para kësaj, në anën gjermane midis Hilzingen dhe Gottmadingen-Bietingen ishte formuar një bllokim trafiku pesë kilometra i gjatë.

Makinat ishin bllokuar edhe në anën e Schaffhausen, por sipas policisë nuk ka paasur kaos në trafik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit