Përmbyset automjeti me emigrantë, shtatë viktima dhe 7 të plagosur në Greqi

Mos i humb

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Egnatia Odos në Greqi ku 7 persona humbën jetën ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur. Në aksident është përfshirë një automjet i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Për pasojë mjeti doli nga rruga dhe u përmbys duke sjell edhe bilancin tragjik.

Emrat e viktimave dhe të të plagosurve nuk dihen ende. Dy prej të plagpsurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, gjë që mund të bëjë që bilanci i këtij aksidenti të rëndohet

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit