Reforma në Drejtësi, Kim: Është vetëm fillimi, pandëshkueshmëria po merr fund

Mos i humb

Ambasadorja amerikane në vend Yuri Kim u shpreh sot e gjatë vitit 2021 janë arritur suksese të vërteta, që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar e deri tek dënimi i prokurorëve duke përfshirë edhe dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla. Deklarata e saj u bë gjatë një takimi konsultativ me Ministrinë e Brendshme dhe donatorët.

Më tej ajo shtoi se tashmë ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund.

“Mënyra më e mirë, e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin e dhunshëm është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë, të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021. Që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri te dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-Prokuror i Përgjithshëm deri tek arrestimet e politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar që kanë zënë titujt kryesor të lajmeve gjatë ditëve të fundit. Ky është vetëm fillimi. Po fillojmë të shohim një epokë të re ky sistemi mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishmëve. Ekziston ndjesia që pandëshkushmëria mundet dhe po merr fund”, tha Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit