SPAK nis procedurat për ekstradimin e Adriatik Llallës në Shqipëri

Mos i humb

SPAK nis procedurat për ekstradimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Shqipëri.

Ky i fundit u arrestua më datë 10 Dhjetor pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri.

Rikujttojmë se Llalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit