Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar shkarkimin e Drejtorit te Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismajli.
Propozimi i ministrit Manja është pranuar dhe miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.
Po ashtu Manja propozoi edhe emrin e ri, Admir Abrija, për Drejtor të Përgjithshëm të Bugjeve, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave.
Admir Abrija ka qenë Prefekt i Tiranës, ndërsa më herët drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë.


